TikTok
TikTok është një shërbim rrjetesh sociale për shpërndarjen e videove virale e krijuar nga kompania kineze ByteDance [1], por në shtator të 2020 vendosi që të shiste një pjesë të aksioneve[2] kompanive amerikane Oracle dhe Walmart. Momentalisht aksionerët amerikanë kanë avantazh në vendimmarrje dhe zotërojnë 4 vende në bordin drejtues të TikTok Global, ku të pestin e zotëron ByteDance. Përdoret për të krijuar video muzike të shkurtër, sinkronizim buzësh, vallëzime, komedi dhe talente prej 3 deri në 15 sekonda, [3] [4] dhe video që ripërsëriten prej 3 deri në 60 sekonda. [5] Është një version ndërkombëtar i Douyin që u lëshua fillimisht në tregun kinez në shtator të 2016-ës.[6] Më vonë, TikTok u hodh në treg në 2017-ën për iOS dhe Android në shumicën e tregjeve jashtë Kinës kontinentale; megjithatë, ajo u bë e disponueshme në të gjithë botën, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, pasi u bashkua me një tjetër shërbim kinez të mediave sociale Musical.ly më 2 gusht 2018. TikTok dhe Douyin kanë pothuajse të njëjtën ndërfaqe përdorimi, por nuk kanë qasje në përmbajtjen e njëri-tjetrit. Serverët e tyre ndodhen secili në tregun ku aplikacioni përkatës është i disponueshëm.[7] Të dy produktet janë të ngjashme, por veçorit nuk janë identike. Douyin përfshin një veçori të kërkimit në video që mund të kërkojë fytyrën e njerëzve për më shumë video të tyre dhe veçori të tjera të tilla si blerja, prenotimi i hoteleve dhe vlerësimi i etiketimeve gjeografike.[8] Që nga hedhja e tij në treg në 2016-ën, TikTok / Douyin fituan popullaritet me shpejtësi në Azinë Lindore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Rusinë dhe në pjesë të tjera të botës.[9] [10] [11] Që nga tetori i vitit 2020, TikTok tejkaloi mbi 2 miliardë shkarkime në celularë në të gjithë botën.[12] [13] [14] [15]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Isaac, Mike (2020-10-08). "U.S. Appeals Injunction Against TikTok Ban". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2020-10-12.
- ^ "TikTok deal puts U.S. owners in charge, but Chinese parent company still has some say". 21.09.2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ "Top 10 TikTok (Musical.ly) App Tips and Tricks". Guiding Tech. 2 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2018. Marrë më 20 nëntor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TikTok – Apps on Google Play". play.google.com. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2019. Marrë më 20 nëntor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schwedel, Heather (4 shtator 2018). "A Guide to TikTok for Anyone Who Isn't a Teen". Slate Magazine. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2020. Marrë më 18 mars 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TikTok, WeChat and the growing digital divide between the US and China". TechCrunch (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2021. Marrë më 2020-10-12.
- ^ "Forget The Trade War. TikTok Is China's Most Important Export Right Now". BuzzFeed News. 16 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2019. Marrë më 24 maj 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Niewenhuis, Lucas (2019-09-25). "The difference between TikTok and Douyin". SupChina (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2020. Marrë më 2020-10-12.
- ^ Mohsin, Maryam (17 prill 2020). "10 TikTok Statistics That You Need to Know in 2020 [Infographic]". oberlo.com. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2019. Marrë më 27 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "50 TikTok Stats That Will Blow Your Mind [Updated 2020]". Influencer Marketing Hub. Arkivuar nga origjinali më 4 qershor 2020. Marrë më 27 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ RouteBot (21 mars 2020). "Top 10 Countries with the Largest Number of TikTok Users". routenote.com. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2019. Marrë më 27 maj 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "50 TikTok Stats That Will Blow Your Mind in 2020 [UPDATED ]". Influencer Marketing Hub (në anglishte amerikane). 2019-01-11. Marrë më 2020-10-12.
- ^ Carman, Ashley (2020-04-29). "TikTok reaches 2 billion downloads". The Verge (në anglisht). Marrë më 2020-10-12.
- ^ "2020年春季报告:抖音用户规模达5.18亿人次,女性用户占比57%" (në kinezisht). Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2020. Marrë më 6 gusht 2020.
- ^ "GLOBAL SOCIAL MEDIA OVERVIEW". Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2020. Marrë më 6 gusht 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)