Nukleotidi
Në strukturën e acideve nukleike marrin pjesë 4 lloje të nukleideve. Në ADN marrin pjesë këto nukleotide: adenozin-monofosfati (AMP), guanzin-monofosfati (GMP), citidin-monofofati (CMP) dhe timidin monofosfati (TMP). Nukleotidet, përveç që gjenden në acide nukleike, gjenden në qelizat edhe në gjendej të lirë. Prej këtyre komponimeve më të rëndësishme janë adenozin difosfati (ADP) dhe adenozin trefosfati (ATP), që janë të njohura si bartëse të energjisë. Mandej, në qeliza gjenden edhe nukleotide të tjera që njihen si koenzime.
Nukleotidet lidhen ndërmjet vete përmes acidit fosforik. Kjo lidhje krijohet midis C3 të pentozës së një nukleotidi dhe C5 të pentozës së nukleotidit tjetër dhe quhet fosfodiesterike. Me lidhjen e nukleotideve krijohet vargu, i cili quhet varg polinuklotidik. Prandaj, acideve nukleotidike janë komponime të përbëra prej një numri të madh nuklotideve.