Miu i murrmë i gjirizeve
Miu i murrmë i gjirizeve | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | Rattus Kerr, 1792
|
Miu i murrmë i gjirizeve (Rattus norvegicus) është një nga gjitarët më të njohur në Europë. Ngjyra e gëzofit është e ndryshueshme, por zakonisht është e murrme dhe me shkëlqim. Dëmton të mbjellat dhe është bartës i shumë sëmundjeve të trasmetueshme tek njerëzit dhe tek kafshët. Ai është shumë pjellor dhe përshtatet lehtësisht ndaj ndryshimeve të mjedisit. Ky lloj gjitari mund të ngatërrohet lehtë me Miun e Zi (Rattus rattus) veçanërisht në jug. Kjo specie është më e pranishme në zonat e ngrohta dhe mund të ketë ngjyra të ndryshme pavarësisht nga emri.[1]
Statusi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nuk ka kërcënime madhore ndaj kësaj specieje. Meqënëse konsiderohet infekstues, popullatat e tij mbahen nën kontroll nga organet e shëndetësisë.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndonëse origjinën e ka nga Azia, ky mi është shpërndarë prej andej në të gjithë botën. Gjendet me shumicë në vendet e Europës Qëndrore dhe Veriore dhe mund të ndeshet në të gjithë rajonin tonë. Jeton kudo ku është njeriu dhe preferon zonat rurale dhe urbane.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ha gjithçka, konsumon çdo gjë të tretshme.
Sjellja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Miu është një kafshë e shoqërueshme. Ai lëviz gjatë natës, është notar dhe gërmues i mirë. Folenë e ndërton me barëra, mbeturina e materiale të ngjashme, në vrimë ose në zgavër.
Cikli i jetës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjell deri në 5 herë në vit. Bën deri në 12 të vegjël, të cilët maturohen mbas 3-4 muajsh. Jetëgjatësia arrin deri në 3 vjet.
Zëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gërvimë
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ All Along the Watchtowers