Gjeologjia
Gjeologjia është shkenca që studion Tokën në mënyrë të gjithanëshme. Emri gjeologji rrjedh nga fjala greke geo tokë dhe logos mësimi, d.m.th.: Mësimi i tokës. Ajo mundohet të shpjegojë se si është formuar Toka dhe si ndryshon ajo. Studion përbërjen e Tokës, ndërtimin e saj, mënyrën e formimit të Tokës si trup qiellor si dhe historinë e Tokës që nga formimi i saj deri në ditet e sotme. Shkencëtarët të cilët merren me këtë shkencë quhen gjeologë dhe studiojnë truallin (dheun) e shkëmbinjtë. Me termin "gjeologji", në fakt nënkuptohet tërësia e shkencave të tokës, mes të cilave ndodhet dhe gjeologjia vetë si nëndegë që studion shkëmbinjtë dhe ndërtimin gjeologjik të një rajoni apo krejt tokës.
Kjo shkencë gjen zbatim në studimin e vendburimeve të mineraleve të ngurta, naftës, materialeve të ndërtimit, dhe burimeve të ujrave nëntokësore.
Degët e gjeologjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeologjia ndahet në disiplinet e mëposhtme:
- Gjeologjia ekonomike
- Gjeologjia e xeherorëve
- Gjeologjia e naftës
- Gjeokimia
- Gjeokronologjia
- Gjeodezia
- Gjeomikrobiologjia
- Gjeomorfologjia
- Gjeofizika
- Glaciologjia
- Gjeologjia historike
- Hidrogjeologjia
- Mineralogjia
- Paleoklimatologjia
- Paleontologjia
- Petrologjia
- Sedimentologjia
- Sizmologjia
- Speleologjia
- Stratigrafia
- Gjeologjia strukturore
- Vullkanologjia
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Shërbimi gjeologjik shqiptar
zac efron është shpallur si aktori me i mire ne ditet e sotme per moshen e tij.nga ai person shume njerez presim shume...