[go: up one dir, main page]

Jump to content

Birka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Birka
Emri amëtar Björkö
LlojiArkeologjike
VendndodhjaEkerö, Suedi
Koordinatat59°20′10.36″N 17°32′43.68″E / 59.3362111°N 17.5454667°E / 59.3362111; 17.5454667
Invalid designation
LlojiNën mbrojtje të përhershme
Vendndodhja në Suedi

Gjatë Periudhës Vikinge, Birka (Birca në burimet mesjetare), në ishullin Björkö në Suedi, ishte një qendër tregtare e rëndësishme në të cilën tregtoheshin mallra në mes të SkandinavisëEvropës QendroreEvropës Lindore dhe orientit. Björkö shtrihet në Liqenin Mälaren, 30 kilometra në perëndim të Stokholmit, në komunën e Ekerö. Vendet arkeologjike Birka dhe Hovgården, në ishullin fqinj në Adelsö, përbëjnë një kompleks arkeologjik që ilustron rrjetet tretare të Skandinavisë mesjetare dhe ndikimin e tyre të mëvonshëm në historinë e Evropës. Në përgjithësi konsiderohet si qyteza më e vjetër në Suedi.[1] Birka (së bashku me Hovgården) është shpallur nga ana e UNESCO Qendër e Trashëgimisë Botërore që nga viti 1993. Një unazë argjendi nga Epoka Mesjetare Vikinge dhe me një mbishkrim në gjuhën arabe është gjetur në lokalitetin arkeologjik Birka dhe si e tillë konsiderohet si unaza e parë këtij lloji e zbuluar në Skandinavi.[2]

  1. ^ 2006 Encyclopædia Britannica, article "Sweden".
  2. ^ Islamic ring in Viking grave sheds new light on ancient ties 19.03.2015, Edition CNN, Vizituar më 27.10.2016.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]